Skënderbeu sot nis rrugëtimin e këtij viti të rri thuajse në mesin e rrugës. Në 19-të javë skuadra bardhekuqe arriti të siguronte vetëm 15 pikë, më pak se një pikë për ndeshje, madje në vendin e fundit të “Abissnet Superiore”. Kanë mbetur për tu luajtur në këtë superligë edhe 17-të javë të tjera e thënë ndryshe janë edhe 51 pikë në lojë.
Sigurisht nuk janë pak 51 pikë, por Skënderbeu këtë rrugëtim të sezonit 2024-2025 duhet ta nisë me një start perfekt, që do të thotë se nuk duhet të dalë pa pikë sot në kryeqytet, aq më tepër që më pas vijnë dy ndeshje rradhazi në shtëpi.
Nuk është aspak e lehtë sot në këtë transfertë ndaj Partizanit, por Skënderbeu nëse dëshiron të qëndrojë në këtë superligë, duhet ti marrë ndeshjet një e nga një. Mbetet që trajneri Ernest Gjoka të ketë ndryshuar gjatë kësaj kohe pushimi gjendjen psikologjike të skuadrës, pasi grupi është atje dhe lojtarët janë, por Skënderbeu ka 10-të ndeshje që nuk fiton.
Të shohim dhe të presim sot Skënderbeun në orën 17:00. Edhe pse do të shikojmë skuadrën e njëjtë me emra që në sart të 2025-ës, Skënderbeu ka blerë disa lojtarë madje i ka prezantuar, por nuk mund të jenë gati për sot. Madje priten të tjera blerje, por sot duhet patjetër qoftë edhe 1 pikë ndaj Partizanit për të vijuar më pas rrugëtimin jo fort të lehtë në vazhdim.
Skënderbeu sot është gati për surprizën dhe ne i urojmë: Rrugë të mbarë skuadrës, stafit teknik dhe presidencës!
Me këmbën e mbarë Skënderbe!
CREATED by:
“KORÇA BOOM”