Sporti
Trajneri ivan gvozdenoviç vetëm një gabim në mbrojtje vendosi rezultatin ishim të barabartë ndaj k
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, deklaroi pas humbjes së sotme ndaj Egnatias në Rrogozhinë se vetëm një detaj bëri diferencën mes skuadrës së tij dhe skuadrës kryesuese të kampionatit.“Sot vendos një detaj i vogël, një gabim i vogël, një penallti. Për mendimit tim, loja ishte e barabartë, ne kishim 3-4 raste për gol. Më i mirë ishte shansi i Rashicës në pjesën ë parë. Ai ishte vetëm me portierin, kushedi si do shkonte loja.Loja ishte e barabartë, por një gabim brenda zonës ishte shumë fatal dhe penalltia e vendosi ndeshjen. Patjetër nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por tani të mendojmë për javën tjetër. Kemi shumë ndeshje e shohim përpara.Edhe sot ishte Frashëri i sëmurë, por e drejtë që në javën tjetër kemi Ramos e Rabiu me kartonë. Kjo është situata, do gjejmë opsion tjetër, kemi lojtarët dhe do të shohim.Ideja ishte që të mos lejonim që Egnatia të vinte pranë portës, por edhe të bënim presion të lartë që të kapnim topin në zona të rrezikshme e të shënonim. Ishim në ekuilibër, edhe në pjesën e parë, dhe të dytën. Ishte vetëm një humbje përqendrimi dhe kjo e vendosi ndeshjen.Tani mendojmë për javën tjetër.Ishte gabim individual, por mund ta rregullojmë në stërvitje, edhe me pak eksperiencë.Tani është moment i vështirë për ne, por do e kalojmë se kemi përballë shumë ndeshje. Filloi faza e tretë, patjetër kemi nevojë për pikët dhe kemi pak presion, por ky është futbolli, do shohim para, nuk kemi opsion tjetër” – përfundoi Gvozdenoviç.
Sporti
Axhenda e javës së 8-të/ Ja kur luhet Skënderbeu-Egnatia. Të gjitha ndeshjet këtë javë në një orë
Kategoria 2
Maliqi e bën sefte me fitore ndaj Luftëtarit/ Devolli vetëm 1 pikë me Butrintin
Sporti
Ja ku jemi pas javës së 7-të/ Rezultatet përfundimtare dhe renditja!
Sporti
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
Sporti
Bledi Shkëmbi: Dominuam, lojtarët e dinin që sot duhet të bënin diçka më shumë
Sporti
MËKAT/ Skënderbeu thyhet me përmbysje në kryeqytet ndaj Tiranës
Sporti
Tirana barazon shpejt në startin e pjesës së dytë…
Sporti
HT “Ujqërit” kryesojnë ndaj Tiranës/ Mbyllet pjesa e parë me GOOOOOOL për Skënderbeun!
Sporti
22 minuta lojë në “Air Albania”/ Ja çfarë ka ndodhur në Tirana-Skënderbeu!
Sporti
Shikoni çfarë po ndodh në “Air Albania” në këto momente/ Tirana-Skënderbeu në orën 19:00
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti1 day ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sporti1 day ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori3 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti1 day ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sport3 days ago
The white and red fans’ call to the players: Skënderbe, beat Tirana for us!