Arsimi
Universiteti fan s noli forum akademik në kuadër të javës së kosovës
U zhvillua në Universitetin “Fan S. Noli” Forumi Akademik: “Prof. Fehmi Agani – Akademiku Martir i Kombit dhe i Shkencës”, në kuadër të Javës së Kosovës si një seri veprimtarish të zhvilluara në disa universitete të Shqipërisë.Organizatorë të këtij Forumi ishin: Universiteti “Fan S. Noli”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Instituti Shqiptar i Sociologjisë-Shoqata Sociologjike Shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Diasporë).Në fjalën e saj prof. as. dr. Benita Stavre, zëvendësrektor për shkencën dhe projektet, UNIKO falënderoi organizatorët për vëmendjen që këtë Forum e sollën edhe në Universitetin tonë, një universitet që ka krijuar lidhje domethënëse akademike, por edhe njerëzore me Universitetet e Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Gjilanit, Gjakovës, Pejës dhe së fundmi edhe me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.Ajo e vlerësoi këtë veprimtari edhe për faktin se në fokus të vet ka figurën e rëndësishme të kombit tonë, prof. Fehmi Aganin një figurë shumëdimensionale. “Akademizmi i tij e radhit ndër krerët e njohësve të shoqërisë, politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të kombit shqiptar. Ndërkohë që ndjesia e tij e fortë e radhit ndër mendimtarët dhe luftëtarët që vendosën kornizat kombëtare mbi Deklaratën për Pavarësi dhe Kushtetutën e Kosovës”.Më pas takimi vijoi me referimin me temë: “Kosova në 25-vjetorin e Lirisë (1999-2024) mbajtur nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Sh.T.Z. Skënder Durmishi.Pedagogia e UNIKO, prof. dr. Irena Nikaj njëkohësisht edhe kryetare e Degës Rajonale të AIS-ALBSA referoi temën: “Martirët e Kosovës dhe personaliteti poliedrik i prof. Fehmi Aganit”.Kulturologia dhe gazetarja e RTSH-së, znj. Kozeta Hoxha solli për të pranishmit temën: “Kosovës-një Çmim Nobel për Heroizëm”.Prof. dr. Lekë Sokoli, Instituti Shqiptar i Sociologjisë & UAMD referoi: “Jetët Paralele të Heronjëve të Kosovës”, ndërkohë që vlerësoi Universitetin “Fan S. Noli” me Çmimin e Ekselencës “Fehmi Agani” me këtë motivacion:“Universitetit “Fan S. Noli” për kontributin historik, nga themelimi i ILB në vitin 1972 e në vijim, në edukimin shkencor dhe me frymën e atdhetarisë”.
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
Shkolla “Bardhyl Pojani” në fshatin Pojan gati të presë nxënësit me standarte bashkëkohore mësimi.
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla
Arsimi
DITA EVROPIANE E GJUHËVE-VEPRIMTARI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Arsimi
POGRADEC/ “Siguria e të rinjve”. Orë edukative në shkollën 9-vjeçare Dunicë
Arsimi
SOT NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”/ Provimi i formimit për studentë të programeve të studimit Bachelor
Aktualitet
POGRADEC/ Vogëlushët e kopshtit “Tomka Laçka” vizitojnë bibliotekën “Mitrush Kuteli”
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti1 day ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sporti1 day ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti1 day ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sport3 days ago
The white and red fans’ call to the players: Skënderbe, beat Tirana for us!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …