Arsimi
Universiteti fan s noli reklamë vetes ja pse duhet të na zgjidhni
Në këtë mëngjes të marte universiteti “Fan S. Noli” i kë bërë “reklamë” vetes duke postuar në faqen e vet zyrtare këtë që po shfaqim më poshtë. Në njëfarë mënyrë është një reklamë për universitetin, pasi vetë drejtuesit kanë vendosur që të nxjerrin në pah vlera e pedagogëve:Ja postimi i plotë i Universiteti “Fan S. Noli” dhe përse studentët duhet të zgjedhin këtë universitet:Stafi i kualifikuar me grada dhe tituj shkencorë është vlerë e jashtëzakonshme për çdo universitet.Vetëm gjatë dy viteve të fundit, 8 pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” kanë fituar tituj e grada më të larta shkencore: prof. dr. Irena Nikaj; prof. as. dr. Benita Stavre; prof. as. dr. Edlira Menkshi; prof. as. dr. Rafail Prodani; dr. Edlira Donefski, dr. Jorida Koçibelli, dr. Erjon Nexhipi dhe dr. Ardian Çërava prania dhe ekspertiza e të cilëve padyshim që do të ndikojnë pozitivisht në përvojën e përgjithshme universitare dhe në suksesin e studentëve.Në këtë moment tepër të rëndësishëm për të gjithë maturantët, stafi akademik i Universitetit “Fan S. Noli” i fton ata të bëhen pjesë e programeve të studimit, të cilat i ofron Universiteti ynë, programe inovative dhe të përshtatura me kohën dhe tregun e punës.Drejtuesit dhe stafi akdemik i Universiteti “Fan S. Noli” gjithmonë kanë synuar krijimin e një mjedisi të përsosur në Universitet, duke prodhuar alumni të suksesshëm, duke rritur edhe më tej reputacionin e tij dhe duke inkurajuar studentët e ardhshëm të zgjedhin Universitetin “Fan S. Noli”.Si një nga alternativat më të mira për të ardhmen e tyre profesonale, të rinjtë e rajonit tonë dhe më gjerë do të gjejnë këtu edhe mundësi studimit në shkëmbime ndërkombëtare, si dhe praktika pune e pjesëmarrje në projekte të ndryshme, të cilat u japin studentëve një perspektivë globale.
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
Shkolla “Bardhyl Pojani” në fshatin Pojan gati të presë nxënësit me standarte bashkëkohore mësimi.
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
“Raqi Qirinxhi”/ Kandidatët shpalosin platformat!
Arsimi
Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla
Arsimi
DITA EVROPIANE E GJUHËVE-VEPRIMTARI NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Arsimi
POGRADEC/ “Siguria e të rinjve”. Orë edukative në shkollën 9-vjeçare Dunicë
Arsimi
SOT NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”/ Provimi i formimit për studentë të programeve të studimit Bachelor
Aktualitet
POGRADEC/ Vogëlushët e kopshtit “Tomka Laçka” vizitojnë bibliotekën “Mitrush Kuteli”
-
Sporti5 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
Sporti21 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti23 hours ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre