Lajme
Urojmë sot nje nga ikonat e skenës shqiptare znj margarita xhepa me rastin e ditëlindjes
Margarita Xhepa është një nga ‘Zonjat e Mëdha’ të teatrit shqiptar. Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës. Ka krijuar mbi 100 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek “Cuca e maleve” (Loni Papa), Zonja Mëmë tek “Kush e solli Doruntinën” (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha) etj. Ka qenë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, Vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, Dado tek “Romeo e Xhulieta”, Mbretëresha Margaret tek “Rikardi i III”, të Shekspirit.Në Maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare. Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miller” (Shiler), Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i kopshtarit” (De Vega), Mashenka tek “Mashenka” (Afigenov), Shejla tek “Morali i zonjës Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.M. Xhepa ka mishëruar disa figura grash dhe nënash me mbarsje të thuketa të psikologjisë dhe karakterit shqiptar, ku prin një lojë e natyrës emocionale. Ka qenë një nga recitueset e pasionuara të poezisë së zgjedhur shqipe. Veç teatrit, ka luajtur gjithashtu 31 role në kinematografi, ndër to Zyraka te “Vitet e para”, 1965; Shano te “Dimri i fundit”, 1976; pianistja te “Koncert në vitin 1936”, 1978; u dallua në rolin e Sandës te filmi “Toke e përgjakur”, 1976, ku u mëshoi toneve tragjike, sidomos me vajtimin e vdekjes së të shoqit të vrarë tinëzisht, Mitit.Një nga nivelet e epërme të aktrimit të saj në kinematografi ishte mishërimi i rolit të nënës te filmi “Dora e ngrohtë”, 1983. Ajo përshfaqi aty një shpirt të dhimbsur, botën e trazuar emocionale të një gruaje të lënduar midis nënës dhe bashkëshortes, të cilat i përcolli përmes një ndjeshmërie të fortë të kahut dramatik. Mban titullin “Artiste e Popullit”. Ajo është nderuar me titujt “Mjeshtre e Madhe” dhe “Nder i Kombit”.
Lajme
Skënderbeu in men’s volleyball defeated Vllaznia
Lajme
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 34-vjeçarin nga Vlora për trafikim të paligjshëm
Lajme
Liqenoret e rrjetës kërkojnë rikthim tek fitorja..
Arsimi
Ekoturizmi dhe Balkania Route në Prespë
Lajme
Në Korçë dëmtohet impianti elektrik, ekipet pa stërvitje..
Lajme
FSHF Sunday League 2024-25/ Nis sot sezoni i gjashtë i futbollit amator, luhen pesë takimet e para
Lajme
Reagon gazetari pas kërcënimeve: Nuk më trembet syri fare!
Aktualitet
Mirëmëngjes nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit!
Lajme
Vajzat e Skënderbeut dominojnë ndaj Teutës, fitojnë me rezultat …
Lajme
Veteranët e futbollit të Kolonjës i rikthehen edhe një herë fushës së blertë
-
Sporti4 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
Sport4 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
History1 day ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti3 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport4 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport3 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti2 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti9 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti5 days ago
SKËNDERBEU/ Qetësia duket, por presioni është në….