Lajme
Vaçe zela në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta
PërkujtesëSi sot, 6 shkurt 2014, pra 10 vjet më parë, ndërroi jetë këngetarja jonë më e njohur e muzikës të lehtë – Vaçe Zela. Unë i përkas atij brezi të rinjsh të viteve ’60 -’70-te, që e kemi parë dhe dëgjuar atë në skenë live dhe ruaj për të respekt të veçantë sepse në ato vite, të ruaje dinjitetin dhe profesionalizmin si mjek apo inxhinier ishte e lehtë, por si këngetar ishte shumë e vështirë, ku teksti i këngës dhe muzika bëhej nga dikush tjetër dhe këngëtari shpesh nuk pyetej por i imponohej interpretimi i saj. Vaçja bënte përjashtim prej të tjerëve dhe, falë talentit të pakrahasueshëm por edhe karakterit të saj unik, ajo tolerohej të këndonte ato këngë që edhe asaj i pëlqenin.Dua t’iu tregoj diçka të përjetuar:Ishin ditët e para të korrikut 1972. Së bashku me studentë të tjerë te Fak. te Shkncave të Natyrës ishim aksionistë në hekurudhën Elbasan-Guri i Kuq, Pogradec, sektori i Hotolishtit. Thuajse çdo mbrëmje, mbas ores 21.00, në një barakë parafabrikat, të përshtatur si Vatër kulture, organizoheshin mbrëmje vallzimi, ku të rinjtë e të rejat argëtoheshin pas punës të lodhshme.Një të shtunë mbrëma, aty rreth orës 22.00, kur argëtimi posa kish filluar, u hap dera dhe hyri Vaçja me dy tre persona të tjerë.Si tani e kujtoj, e veshur thjesht, me një fund veror dhe me kitarë në dorë. Na përshendeti të gjithëve dhe pa humbur kohë filloi të interpretojë shumë prej këngëve të saj, aq natyrshëm sa mund t’a ngatëroje lehtë me ndonjërin prej aksionistëve që gjithashtu këndonin në këto mbrëmje. Ishte kënaqësi t’a dëgjoje live, jashtë protokollit zyrtar të festivaleve, e shkrirë njësh me dhjetra e dhjetra të rinj dhe të reja, duke kënduar këngë italiane, franceze dhe pa dyshim edhe shqiptare, me një lirshmëri, thjeshtësi dhe virtuozitet mbresëlënës.E tillë ishte Vaçe Zela – e madhërishme në thjeshtësi dhe virtuozitet.
Lajme
Skënderbeu in men’s volleyball defeated Vllaznia
Lajme
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 34-vjeçarin nga Vlora për trafikim të paligjshëm
Lajme
Liqenoret e rrjetës kërkojnë rikthim tek fitorja..
Arsimi
Ekoturizmi dhe Balkania Route në Prespë
Lajme
Në Korçë dëmtohet impianti elektrik, ekipet pa stërvitje..
Lajme
FSHF Sunday League 2024-25/ Nis sot sezoni i gjashtë i futbollit amator, luhen pesë takimet e para
Lajme
Reagon gazetari pas kërcënimeve: Nuk më trembet syri fare!
Aktualitet
Mirëmëngjes nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit!
Lajme
Vajzat e Skënderbeut dominojnë ndaj Teutës, fitojnë me rezultat …
Lajme
Veteranët e futbollit të Kolonjës i rikthehen edhe një herë fushës së blertë
-
Sporti5 days ago
Gvozdenoviç e pranon, tani e ka të vështirë…
-
Sport4 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
History1 day ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sporti3 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport4 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport3 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti2 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti11 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti5 days ago
SKËNDERBEU/ Qetësia duket, por presioni është në….