Connect with us

Aktualitet

Vdekjet rriten/ Korça qarku me shtesën natyrore më të ulët, me 187 vdekje më shumë se sa lindje

Vdekjet kanë shënuar një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa lindjet kanë vijuar me tendencën rënëse, sipas të dhënave të fundit të INSTAT. Megjithatë, shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2024 rezulton pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje.

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2024 është 5.269, duke shënuar një rënie me 3,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023, sipas të dhënave të INSTAT.

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2024 është 5.014, duke shënuar një rritje prej 1,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 741 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 187 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet

Në tremujorin e dytë 2024, dy qarqe të vendit shënojnë rritje të numrit të lindjeve, ndërsa dhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e dytë 2023.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.013 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 70 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2023 e ka qarku i Beratit me 3,2%, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Gjirokastrës me 18,6%.

Vdekjet

Në tremujorin e dytë 2024, tetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa katër qarqe të tjera shënojnë rritje, në krahasim me tremujorin e dytë 2023.

Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 110 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.272 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 e zë qarku i Beratit me rënie prej 13,2%, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Fierit me 14,3%.

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 29 shtator

Dita e sotme do të karakterizohet me një rënie të lehtë të temperaturave dhe në zona të caktuara do të ketë edhe reshje shiu.

Rrymat ajrore që mbizotëronin nga jugu do t’i lënë vendin rrymave të ftohta. Kështu do të kemi një rënie me disa gradë ditën e sotme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Nikolica e bukurive natyrore!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë! Jemi së bashku në këtë të diel kur data shënon 29 shtator 2024.

Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes me një pamje nga Nikolica të cilën zoti e ka bekuar me plot bukuri dhe, t’ju urojmë më të mirat për ju.

Ju urojmë një të diel sa më të bukur për të gjithë!

Ditë të mbarë miq të faqes “Korça Boom”!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Tërmet 3.1 ballë para pak momentesh në Shqipëri/ Ja epiqendra!

Një tërmet është regjistruar pas momente më parë pranë Elbasanit dhe më konkretisht në orën 22:49.

EMSC shkruan se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 ballë të shkallës rihter dhe epiqendra e saj ka qenë në Polic i Vogël pranë Fushë Labinotit në Elbasan, ndërsa thellësia e saj ka qenë 6.2 km.

Tërmeti është ndjerë nga banorët e Elbasanit, duke u përhapur panik.

Të shohim nëse do të ketë paslëkundje të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Korça Alpin ekspeditë studimore në Liqenin Akullnajor të Gramozit!

Sapo u kthyen nga ekspedita studimore e Liqenit Akullnajor të Gramozit, i përzgjedhur si pjesë e projektit kërkimor ‘Burimet ujore në rajonin e Korçës: vlerat mjedisore, turistike dhe shëndetësore”.

Universiteti Fan S. Noli” Korçë- UNIKO

Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkenvor dhe Inovacionit

Korça Alpin

Ekipi i pedagogëve dhe studentëve u nda në dy grupe pune; një realizoi takimin me komunitetin dhe specialistët për të cilët gjejmë rasti ti falenderojmë për mbështetjen e pa kursyer! Kurse grupi tjetër shkoi tek liqeni akullnajor i Gramozit, për të marr kampionet e ujit, për të vlerësuar vlerat mjedisore dhe ato turistike! Për këtë të fundit pamjet flasin vetë !

Faleminderit të gjithëve!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Lamtumirë Diana Kapo! Të qoftë dheu i lehtë!

Me hidhërim të thellë, në emër të kryetarit të bashkisë Devoll, Z. Eduard Duro dhe gjithë institucionit, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve të Znj. Diana Kapo.

Prej shumë vitesh, Diana punoi në bashkinë Devoll, ku ishte përgjegjëse në Sektorin e Arsimit, ndërsa doli në pension dy vite më parë. Për kolegët do të mbetet njeriu me shpirtin e pastër, me kontribut të madh në këtë bashki, duke ndihmuar mijëra qytetarë me përgjegjshmëri dhe seriozitet në punën e saj.

Fjalët në këtë ditë të trishtë janë të pakta! U prehsh në paqe Diana! Do mbetesh e paharruar për të gjithë që patën fatin të punonin me ju!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Bashkia Maliq fillon nga zbatimi për vitin e 5 radhë të projektit “Rehabilitim i banesave për komunitete në nevojë”

Bashkia Maliq fillon nga zbatimi për vitin e 5 radhë të projektit “Rehabilitim i banesave për komunitete në nevojë”.

Një bashkëfinancim i Ministrise së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe Bashkisë Maliq në raportin 80 : 20 % shumë i domosdoshëm.

49 Familje do të përfitojnë nga ky projekt këtë vit në të gjitha Nj. Ad për kategori të pa favorizuara si Rome/Egjiptianë, të moshuar, familje që kanë në përbërje persona që trajtohen me PAK, NE e familje me të ardhura shumë të ulëta.

Do të synojmë edhe për vitin që vjen , ndaj: Aplikoni edhe Ju pranë Zyrës së Strehimit në Bashkinë Maliq, me qëllim, shpalljen fitues e përfitues nga projekte të tilla sociale .

Faleminderit Ministrisë të Ekonomisë dhe Inovacionit për mbështetjen.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Bashkia Korçë/ Vijojmë punën për vijëzimet dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore

Vijojmë punën për vijëzimet dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore.

Punonjësit e Shërbimeve Publike kanë punuar gjatë orëve të natës në disa rrugë të qytetit, për të përfunduar shënjimet e reja të kalimtarëve.

Këto përmirësime janë të domosdoshme për një trafik më të rregullt dhe për t’u dhënë përparësi këmbësorëve.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Monedha europiane në ditët e veta më të errëta

Kjo javë rezultoi në shkallën më të ulët të vlerës të monedhës europiane. Kështu në pikat e këmbimit valuator vlera në këmbim ishte 98.6 lekë dhe në shitje me 99.2 lekë.

Të fituarit më të mëdhenj janë importuesit që po blejnë më lirë dhe qeveria që po ul kostot e borxhit të jashtëm. Ndërkohë edhe ata qytetarë që kanë marrë kredi ne euro.

Rënia e euros ka ndikuar negativisht tek eksportuesit, madje fasonët ndihen në vështirësi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Kanioni i Holtës!

Mirëmëngjes miq dhe fansa te faqes sonë!

Sot është e shtunë, 28 shtator dhe kemi zgjedhur t’ju përshëndesim me një pamje mahnitëse nga Kanionin e Holtës.

Kjo bukuri natyrore është një destinacion që duhet vizituar patjetër. Duke qenë se sot është e shtunë, një ditë pushimi për shumë prej jush, pse të mos planifikoni një udhëtim për ta zbuluar këtë thesar natyror.

Një aventurë në këtë zonë të mrekullueshme do ta bëjë fundjavën tuaj më të veçantë.

“Korça Boom” ju uron një fundjavë të qetë dhe të mbushur me momente të bukura me familjet tuaja.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Nevruz Nazarko i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Kolonjës

Nevruz Nazarko i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Kolonjës, me motivacionin; “Për kontribut të çmuar në ruajtjen, përcjelljen, forcimin e traditave, kulturës, identitetin e Kolonjës. Për ndërtimin e diasporës kolonjare në nivele dhe standarte të larta”

Faleminderit për gjithçka bëni për Kolonjën në diasporë dhe kolonjarët Nevruz Nazarko!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News