Sporti
Volej Femra/ Super Skënderbeu mposht Tiranën në finalen e parë, urime vajzave bardhekuqe
Skënderbeu-Tirana 3-0 (1-0)(25-23, 25-20, 26-24)Skënderbeu ka fituar finalen e parë të titullit kampion ndaj Tiranës me rezultatin e pastër 3-0, në një ndeshje që ka zgjatur 1 orë e 28 minuta lojë. Një përballje e jashtëzakonshme, e bukur, me ritëm dhe me emocione të shumta në të gjitha drejtimet. Skënderbeu feston në fund duke fituar 3-0 dhe duke hedhur një hap të madh drejt titullit kampion.Seti i parë i ndeshjes nis i barabartë 3-3 dhe 4-4, duke treguar që do të ketë rivalitet në të këtë takim. 7-5 kalon Skënderbeu në këtë avantazh dhe sërish barazim në 8-8. Të dy ekipet të vendosura që të japin më të mirën në parket vazhdojnë 11-11 sërish barazim dhe Skënderbeu nuk shkëputet dot në këtë set deri në këtë pikë. 16-15 përsëri Skënderbeu kalon në avantazh, ndërkohë që sërish barazim 18-18 dhe 19-18 po për Skënderbeun, duke treguar të njëjtën pamje në këtë set. 22-20 për Skëndebeun pranë fundit të këtij seti. 23-21 po për Skënderbeun dhe përfundimisht 25-23 në setin e parë duke kryesuar 1-0 me sete Skënderbeu.Seti i dytë i ndeshjes nis me avantazhin e Skënderbeut 3-1. Përsëri vendaset kryesojnë 5-3 në pikët e mëtejshme dhe duket se edhe ky set ka rivalitet. Diferencën më të madhe e bën Skënderbeu 10-7, duke bërë që Tirana të marrë pushim të detyruar. 10-9 shkon rezultati dhe në këtë moment trajneri Orlando Koja ndërshkohet edhe me karton të verdhë, pas protestës që ka për pikën e Tiranës. Miket barazojnë në 10-10 dhe këtu fillon bëhet edhe më i bukur ky set. Skënderbeu gjen sërish forcë dhe kryeson 13-10 duke u shkëputur sërish dhe duke bërë që Tirana të marrë sërish pushim. 15-11 vazhdon shkëputja e Skënderbeut dhe këtu Tirana gjen forcë dhe barazon 15-15, duke bërë që tashmë pushimin ta marrë Orlando Koja i Skënderbeut. 16-17 kalon Tirana në avantazh dhe 20-20 është barazimi në pikët e fundit të këtij seti. Skënderbeu është i papërmbajtshëm në këtë set duke kryesuar sërish 23-20 dhe më pas mbyll setin 25-20 dhe kryeson me setet 2-0.Seti i tretë i ndeshjes ka sërish barazimin 3-3 që në fillim dhe sërish balancë si në setet e tjera. Më pas 3-6 për Tiranën që kryeson me tre pikë dhe detyron Kojën të marrë pushim. 6-8 kryesojnë sërish miket nga Tirana dhe Skënderbeu e kthen në avantazh vetëm në pikët 11-10. Por është Tirana që kthehet sërish te avantazhi 13-15. Më pas sërish Tirana kryeson dhe tregohet më e saktë 16-19. Skënderbeu ngushton shifrat në 19-20 dhe bëhet dramatik fundi i këtij seti. Tirana kryeson 20-22 dhe këtu Orlando Koja merr sërish pushim. Pas pushimit rezultati barazohet në 22-22 dhe detyrohet Tirana nga ana tjetër të marë pushimin. 23-23 barazim dhe në fund përsëri 24-24 duke u dashur pikët shtesë për të shpallur fituesen e setit. 26-24 për Skënderbeun dhe përfundimisht 3-0.Skënderbeu në këtë mënyrë fiton ndeshjen e parë finale në një ndeshje të bukur dhe me emocione.Bravo vajzave të Skënderbeut!Bravo stafit teknik!Bravo tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme!Finalet sipas datave:Finalja 1 Skënderbeu-Tirana 3-0ORA 19:00 Finalja 2 Tirana-Skënderbeu 24.04.2024 (E Mërkurë)ORA 17:00 Finalja 3 Skënderbeu-Tirana 27.04.2024 (E Shtunë)ORA 19:00 Finalja 4 Tirana-Skënderbeu 30.04.2024 (E Martë)ORA 17:00 Finalja 5 Skënderbeu-Tirana 03.05.2024 (E Premte)
Sporti
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
Sporti
“Diplomacia” e Gvozdenoviçit për Tiranën, mësoni se…
Sporti
Turneu “UEFA Development” për vajzat U-15/ Kodra: E lumtur që më është besuar stoli kuqezi
Sporti
Dita e “Ujqërve” të mposhtin Tiranën në kryeqytet!
Kategoria 1
Devolli-Butrinti, fitorja detyrim për devollinjtë
Sporti
Ja si do eleminohen gabimet/ Flet Ivan Gvozdenoviç
Sporti
SUPERLIGA/ Vëmendja në Tirana-Skënderbeu, luhet edhe Bylis-Elbasani
Sport Bote
Gazetari Ervin Baku: Si sot, 7 vite më parë, Skënderbeu-Jang Bojs 1-1
Kategoria 2
Maliqi zyrtarisht në fushë, Luftëtari kundërshtari për t’u…
Sporti
SKËNDERBEU 3 ndeshje 3 fitore/ Pesce MVP, Mehmeti super, Souza shënuesja më e mirë!
-
History2 days ago
Three champions, but life separated one of them
-
Sport5 days ago
Gvozdenović admits it’s difficult now…
-
Sporti23 hours ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 days ago
Një thënie e veçantë e një tifozi korçar…
-
Sport5 days ago
SKËNDERBEU / There seems to be calm, but the pressure is on…
-
Sport4 days ago
TIRANA-SKENDERBEU this Sunday: The “battle” of the fanbases begins from afar!
-
Sporti3 days ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Sporti1 day ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Histori2 days ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sport5 days ago
The white and reds scan Tirana, Gentjan Liço conducts an analysis…